Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

Shkup, 9 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, prej sot e fillon agjendën punuese evropiane, e cila përfshin vizita pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë, informojnë nga kabineti i atij.

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Zaev do të ketë takime pune me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Zhozep Borel, me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Frans Timemermans dhe me eurokomisarin për Politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Zaev do të ketë takim edhe me Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend anëtar dhe kryesues aktual me BE-në.

“Kryeministri Zaev, në Bruksel do të takohet edhe me eurodeputetët, Daçian Çolos, kryesues i grupit Europe Renew, Ilhan Quçuk, raportues për Maqedoninë e Veriut dhe me Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së”, informojnë nga Qeveria.

Nga Brukseli, kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin Dimitrov, do të udhëtojnë për në Madrid.

“Në kryeqytetin e Mbretërisë së Spanjës, si vizitë e parë në këtë vend në nivel të kryeministrit, Zaev do të takohet me kryeministrin spanjol Pedro Sançez dhe me kryetaren e Senatit spanjol, Pilar Llop Kuenka”, kumtojnë nga Kabineti i tij.

Gjatë vizitës në Madrid, ai do të takohet edhe me Antoni Garamendi, kryetar i Konfederatës spanjole të punëdhënësve.

“Kryeministri Zaev do ta përfundojë agjendën evropiane me vizitë pune në Athinë dhe me pjesëmarrje në Forumin ekonomik Dellfi, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në Athinë, Zaev do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis”, thonë nga Qeveria.

Prej aty shtojnë se në margjinat e Forumit ekonomik Dellfi, Zaev do të ketë takime të ndara me Aleksis Cipras, ishkryeministër i Greqisë dhe lider i SYRIZA-s, me Toni Bler, ishkryeministër i Britanisë së Madhe, si dhe me përfaqësues tjerë politik nga skena ndërkombëtare dhe me përfaqësues të kompanive dhe odave ekonomike

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...