Shqipëri

Agjenti i antidrogës gjendet i vdekur nga COVID-19 në banesë

Zhurnal Ads

Forian Pema, i cili ishte agjent antidroge në Policinë e Shtetit, u gjet i pajetë në banesën e tij këtë të premte.

Ai ishte infektuar nga koronavirusi. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije një miku i tij në “Facebook”.

“Sot më datë 20.11.2020, u shua një yll i vërtetë! Një njeri që vetëm mirë ka ditur të bëjë në jetë! Iku nga kjo botë shoku i mirë Florian Pema! Zoti e deshi më tepër se ne! Do na mungojë buzëqeshja e tij, harmonia e  tij, shoqëria e tij! Do na mungojë optimizmi i tij! Flori ishte një Tirons i vërtetë, që gjithmonë transmetoi paqe dhe shpresë! Nje familjar i mrekullueshëm që sakrifikoi jashtëzakonisht për djalin dhe bashkëshorten! Një shok jashtëzakonisht i mirë ku gjithmonë kishe ndjesinë e harmonisë, mirëkuptimit! Zot pranoje në gjirin tënd, merre në parajsën e përjetshme!”

Edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prekur nga koronavirusi. Veliu është karantinuar në banesë, ku po merr mjekim, ndërsa në vendin e tij po qëndron përkohësisht Albert Dervishaj.

Postime të ngjashme

“Transformohet Bregu i Lumit”/ Ahmetaj: Do jetë si një qytet më vete, do akomodohen 11 mijë familje

S.B.

Shpjegon sizmiologu: Tërmetet riaktivizohen por nuk kalojnë magnitudën 5

admin

Kokalari gozhdon Abazin: Sa vjet e keni pasur zyrën personale në Beograd dhe cila është lidhja juaj me Serbinë?

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...