Agjencia Zhurnal.mk

Agjenti i Lautaros i konfirmon negociatat me disa klube

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka ngjallur interesim me paraqitjet e tij te një numër i madh i klubeve të mëdha, si Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa agjenti i tij së fundi e ka konfirmuar se ka qenë në negociata me disa klube për të ardhmen e klientit të tij.

Qendërsulmuesi 22-vjeçar është bërë yll në Serie A gjatë këtij sezoni, duke i shënuar 16 gola në të gjitha garat, pasi kishte dështuar të arrinte numër dyshifror të golave të shënuara gjatë sezonit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Zhvillimi i shpejtë i Lautaros ka bërë që ai ta tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të Evropës dhe agjenti i lojtarit, Beto Yaque, ka zbuluar se ka diskutime të vazhdueshme për të ardhmen e yllit të Interit.

“Thuhet se Barcelona dhe Real Madridi e duan atë, por kjo gjë nuk ka kurrfarë ndikimi te ai. Lojtarët e tjerë nuk do të mundë të flinin natën”, ka thënë Yaque për Lautaron, në një intervistë të dhënë për Radio La Plata.

“Ai kurrë nuk më telefonon për të më pyetur nëse spekulimet janë të rreme apo të vërteta, ai është i përqendruar në punën e tij dhe në të tashmen. Megjithatë, ne kemi folur me shumë njerëz dhe asgjë më shumë s’ka ndodhur”.

“Tani për tani, ata që po më telefonojnë nuk janë liderë të klubeve. Nuk ka asgjë formale apo serioze. Është ëndërr për Martinezin të jetë lojtari më i kërkuar në treg. Por, asgjë e veçantë s’po ndodh. Ai dëshiron të luajë dhe të shënojë”.

“Rritja e tij e vazhdueshme ka bërë që ekipet më të mira në botë ta shikojnë atë me kujdes. Ne shpresojmë se puna e tij do të shpërblehet ashtu siç e meriton”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...