AGK pranon donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press” nga misioni i OSBE-së në Kosovë

nga D V

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka pranuar donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press”, nga partneri i ngushtë i saj, Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e bërë nga AGK, donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy.

“Donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy – e cila theksoi rolin krucial që gazetarët dhe kameramanët e kanë në demokraci, duke raportuar nga terrene të rrezikshme e duke i mbajtur përgjegjës personat në pushtet”, thuhet në komunikatë.

Shpërndarja e këtyre donacioneve tek gazetarët do të bëhet gjatë javëve në vijim nga AGK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More