Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Agnelli mendon rikthimin e Lippit te Juvja

Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të Marcello Lippit te Juventusi, tashmë jo më si trajner por si drejtor i zonës teknike të klubit.

Një zgjidhje kjo e menduar nga presidenti Andrea Agnelli i cili ka vendosur ti japë prioritet projektit Pirlo dhe për t’ia bërë gjërat më të thjeshta ish-mesfushorit bardhezi me afrimin e njohjeje të vjetër si Lippi i cili me rikthimin e tij te Juvja nuk do të forcojë vetëm strukturën tekniko-menaxheriale por mund të jetë edhe një mbështetje e madhe për Andrea Pirlon i cili ka ende për të mësuar në rolin e trajnerit. Në kampin juventin as që duan ta mendojnë se Lippi me kalimin e muajve mund të zëvendësojë Pirlon në stol në rast se ky i fundit dështon në përmbushjen e objektivave por edhe kjo hipotezë ekziston.

Agnelli është i sigurt se skuadra mund të përfitojë shumë nga eksperienca e Lippit i cili e ka drejtuar Juven në dy periudha të ndryshme nga viti 1994 deri në vitin 1999 dhe nga 2001 deri në 2004-ën teksa ka fituar 5 tituj kampionë, 1 Champions League e fundit për bardhezinjtë, 1 Kupë Interkontinentale një Superkupë Europe, 1 Kupë Italie, dhe 4 Superkupa Italie. Një palmares unik ky për njeri që i ka dhënë shumë futbollit ndërsa ka arritur suksese edhe me kombëtaren italiane si Kupa e Botës në vitin 2006 dhe në Kinë me Guangzhou Evergrande, dhe në moshën 73-vjeçare Lippi mund të rikthehet sërish në aksion.

Ndërkohë aktualisht në shtëpinë e Juventusit ka edhe një çështje Chiellini i cili është në skadencë kontrate në fund të këtij sezoni, por në drejtim të kapitenit ende nuk ka mbrritur një ofertë për rinovimin nga drejtuesit e klubit. I intervistuar nga mediat italiane Davide Lippi, djali i Marcelo Lippit i cili është edhe menaxheri i Cheillinit ka deklaruar, se askush nuk është bërë i gjallë lidhur me çështjen e rinovimit të mbrojtësit, duke lënë të hapur çdo hipotezë të mundshme.

Postime të ngjashme

Calhanoglu flet fjalët e para si interist

Zekirija Haxhiu

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Zekirija Haxhiu

Ende nuk ka marrëveshjes mes Messit dhe Barcelonës

Zekirija Haxhiu

Sergio Busquets i gatshëm ndaj Sllovakisë

Zekirija Haxhiu

Trajneri Daniel Farke me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Zekirija Haxhiu

Goditje magjike dhe klas i treguar tek goli ndaj Skocisë, vitet janë vetëm numra për Modricin

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...