Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Agnesa Vuthaj i bashkohet sfidës #iseeyouchallenge për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje

Zhurnal Ads

Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe shumë e angazhuar në jetën e saj të përditshme.

Ajo në fillim të këtij viti u bë pjesë e një projekti të veçantë, “I’m Standing With You” apo në shqip “Unë jam me ty”, i cili ka për qëllim të përkrahë gratë dhe fëmijët në të gjithë botën.

Ndërsa jemi pranë muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje, Vuthaj tregon se i është bashkuar sfidës #iseeyouchallenge.

Ajo ka postuar një fotografi të vetes duke mbuluar një pjesë të fytyrës, në të cilën theksoi se gjatë pandemisë dhuna ka vazhduar të rritet edhe më shumë.

Ky është postimi i plotë i Vuthajt (pa ndërhyrje):

“Sot ne po vijmë së bashku me gra nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje!

Gjatë pandemisë këtë vit, dhuna në familje ka vazhduar të rritet në mënyrë eksponenciale në të gjithë globin.

Bashkohuni me fushatën tonë @ mission.org_official duke postuar një foto me dorën tuaj që mbulon njërën anë të fytyrës tuaj dhe më pas shënoni të paktën 10 gra që ju njihni për t’u bashkuar me sfidën tonë #iseeyouchallenge, për nder të muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kendall Jenner shkëlqen me dukjen, ndërsa shijon darkën me Devin Booker

admin

Nora Istrefi merr vëmendje me linjat trupore në fustanin transparent shkëlqyes

S.B.

Kujt i thotë ‘Gjysma jem’ në projektin e ri këngëtari Durim Malaj?

T E

Marina Vjollca shndërrohet nga një bionde në brune të theksuar, merr vëmendjen me ndryshimin e ri

S.B.

Publikohet ‘traileri’ i filmit ku Rita Ora do luajë një nga rolet kryesore

admin

Ju prezantojmë grupin “ART BAND”

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...