Agjencia Zhurnal.mk

Agron Polovina u prezantua me 25 vepra në Galerinë “Vilson Kilica” të Fierit

Në një mbrëmje artistike, ku kryefjala ka qenë arti i pikturës realiste, mjeshtri i peizazhit shqiptar Agron Polovina ka mbledhur miq, kolegë, adhurues të pikturës, njerëz të artit, kulturës, trashëgimisë dhe nxënës shkollash.

Rrugëtimi artistik i Agron Polovinës është ndalur në Fier, ku në galerinë “Vilson Kilica”, ai ka hapur ekspozitën e tij personale, të radhës. Një mbrëmje me miqtë dhe për miqtë, për të prezantuar veprat e tij, realizuar kohët e fundit, ku mjeshtëria e ngjyrave, bashkuar me magjinë e formave, janë ngjizur natyrshëm në pikturën që Polovina ka krijuar tani më me identitetin e vetë.

Mbrëmjen e djeshme, galeria e qytetit të Fierit solli për publikun 25 veprat në pikturë, në një mbrëmje që ka mbajtur nën emocionet e peizazhit të pranishmit, të cilët i bashkon dashuria e pazëvendësueshme për artin e pikturës. Abaz Hado, kritik arti, në cilësinë e kuratorit të kësaj ekspozite theksoi në fjalën e tij se piktura e Agron Polovinës është po aq realiste, sa dhe moderne, e strukturuar fort dhe në mënyrë profesionale.

“Piktura e Agron Polovinës është pikturë realiste, sepse ai jeton dhe punon në një qytet, ku çdo piktor e ka ëndërr të punojë në atë Beratin e bukur me veçanti karakteristike. Ai vjen gjithashtu nga një shkollë realiste, që nuk e braktis vetveten për hir të një kërkese dhe me tendencë të kohës për transformim deri në abstraksion. Arti i tij synon realizmin dinamik, që afron me pas impresionizmin si pëlqim, por që më tej afron dhe në simbolikë që e bëjnë një pikturë ekspresioniste, me element të dukshëm simbolikë”, ka thënë Abaz Hado në hapje të kësaj ekspozite. Ai më pas vlerësoi se veprat e Polovinës janë vepra që nuk kërkojnë të përcaktohen detyrimisht në një drejtim apo rrymë.

Në këtë hapje, të pranishmit i përshëndeti edhe vet autori Polovina, kurse kjo ekspozitë do të rri e hapur për disa ditë./KultPlus.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...