Aguero luan ndeshjen e parë me Barcelonën, shënon në miqësore

Sergio Aguero më në fund ka dalë në fushë me ngjyrat e Barcelonës, duke shënuar në një miqësore me dyer të mbyllura kundër UE Cornella të mërkurën.

Argjentinasit i është dashur të presë një kohë të gjatë për t’u paraqitur për shkak të lëndimit, por ky është një hap i madh drejt kthimit përfundimtar në aksion edhe në ndeshjet garuese me ekipin e tij të ri.

Aguero luajti vetëm gjysmë ore në kompleksin stërvitor “Joan Gamper”, por bëri një përshtypje të mirë dhe mund të jetë në dispozicion të Ronald Koeman këtë fundjavë, kur Blaugrana do të përballet me Valencian.

Ndeshja, e cila përfundoi 2-2, ku Barcelona kishte një skuadër të lojtarëve të ekipit të parë dhe ekipit B, me Philippe Coutinho që shënoi golin tjetër të Barcelonës.

Related posts

Formacionet e mundshme: Real Madridi kërkon t’i hakmerret Shakhtarit për dy humbjet e shkaktuara në edicionin e kaluar

D V

Liverpooli e tundon me kontratë te re Salahun, i ofron të bëhet lojtari më i paguar në histori të klubit

D V

“Nga hero në zero”, kështu vlerësohet paraqitja e Baillyt në eliminimin e Bregut të Fildishtë nga Spanja nga Lojërat Olimpike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More