Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Aguero ngacmoi gjyqtaren, Guardiola i del në mbrojtje lojtarit

Ylli argjentinas, Sergio Aguero ka regjistruar mbrëmë rikthimin e tij në fushën e blertë, pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.

Aguero pati një paraqitje solide, por vëmendja për të shkoi në një dimension tjetër, pasi lojtari pati një qasje interesante me gjyqtaren anësore.

Lojtari pati disa fjalë për anësoren, por ato fjalë u përcollën me një prekje të çuditshme, duke bërë që sekuenca të shkojë virale në rrjetet sociale.

Gjithsesi, lidhur me këtë, disa fjalë ka thënë Pep Guardiola, i cili i doli në mbrojtje lojtarit të tij, duke insistuar se nuk kishte asnjë qëllim të keq.

“Oh, hajde djema. Sergio është personi më i mirë që kam parë në jetën time. Shikoni për probleme në situata tjera, jo në këtë”, ka thënë Pep, transmeton lajmi.net.

Manchester City mori mbrëmë një fitore minimale ndaj ‘Gunners’, falë golit të Raheem Sterling dhe pritjeve të Ederson.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...