Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aheng gjatë pandemisë, padi penale për pronarin e restorantit në Gostivar

Gostivar, 22 nentor – Në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një ahneg familjar për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Pas raportimeve, mbrëmjen e ditës së djeshme policia ka kryer kontrolle në objektin hotelireik në Zdunje, nën pronësi të 59-vjeçarit Xh.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit policia ka vërtetuar se në objekt po zhvillohej aheng familjar ku kanë qenë të pranishëm rreth 70 persona. Policia ka njoftuar Inspektoratin e Tregut ndërsa janë kryer hetime.

Pas dokumentimit të plotë të rastit policia do të parashtrojë padi penale kundër XH.B. për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penale, respektivisht për veprim kundër rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Postime të ngjashme

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Dafina Vidishiqi

Qeveria ka vendosur, nuk ka orë policore pas mesnate

Dafina Vidishiqi

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...