Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ahmetaj: Deri tash 17.900 aplikacione të diasporës janë aprovuar, edhe 134.000 e-mail do të hapen

Kryeshef Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj ka treguar se aktualisht nga aplikimi online janë aprovuar 17.900 aplikacione.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Ahmetaj tha se deri më tani janë refuzuar 4.500 aplikacione për regjistrim.

“17.900 aplikacione kanë aprovimin deri më tash, ndërsa në statusin momental të refuzimin janë 4.500 aplikacione për regjistrim”, ka thënë ai.

Ahmetaj po ashtu se gjatë ditëve në vijim do t’i thërrasin të gjithë aplikuesit përmes telefonit që t’i kontaktojnë.

Ai po ashtu tha se për momentin kanë 134.000 email të pahapura, të cilat siç tha ai do t’i procesojnë gjatë ditëve në vazhdim.

“Do t’i thërrasim të gjithë aplikuesit të cilët janë duke pritur dhe nuk kemi arritur t’i kontaktojmë. Duke ju referuar  134.000 email-ve të pahapura  të cilat mendojmë t’i procesojëm gjatë ditëve në vijim”, tha tutje ai.

Ndërkaq, sa i përket qendrave të thirrjeve aktualisht janë kryer 83.4 për qind të tyre.

“Duke ju referuar qendrave të thirrjeve kemi 83.4 për qind të thirrjeve të cilat janë realizuar, pjesa tjetër do t’i nënshtrohet prapë thirrjeve”, tha ai duke shtuar se 2.000 votues të cilët kanë aplikuar që të ndërrojnë qendrën e  votimit përmes aplikacionit online.

Postime të ngjashme

PDK akuzon Qeverinë për bllokim të Kosovës në aspektin ndërkombëtar

D V

Komuna e Prishtinës e gatshme të përballoj valën e re të COVID-19, shprehet kundër mbylljes

D V

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

D V

I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

D V

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

D V

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...