Shqipëri

Ahmetaj prezanton planin për rindërtimin pas tërmetit: Një pjesë e banesave individuale mbarojnë përpara …

Zhurnal Ads

Ndërtimi i banesave kolektive, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti dhe janë shembur do të fillojnë të ndërtohen brenda datës 15 tetorit. Lajmin e bëri të ditur ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministren e Financave, Anila Denaj.

Ahmetaj deklaroi se një pjesë e mirë e banesave do të mbarojnë përpara Vitit të Ri.

“Një pjesë e mirë e banesave individuale do të mbarojnë brenda 31 dhjetorit, pjesa tjetër në 3-4 mujorin e vitit të ardhshëm. Banesat kolektive në të 11 bashkitë e dëmtuara fillojnë brenda 15 tetorit. Me Durrësin kemi dakordësinë për ndërtimet e pikëzuara. Kryeministri është në diskutim me princin e kurorës së Emirateve për të filluar punën me 2000 apartamente që ka marrë donatori. Ndërsa në tiranë kemi 92 objekte kolektive”, deklaroi ai.

Arben Ahmetaj theksoi se qeveria ka disa para i ka shpërndarë për rindërtim.

”Qeveria ka akorduar 9.44 miliardë lekë, që do të shkojnë në duar të familjarëve, banesat e së cilëve janë me probleme të vogla ose mesatare. Ndërsa, 20 miliardë lekë janë shpërndarë. Janë mbi 27 mijë familje që përfitojnë brenda tetorit 2020. Deri tani janë paguar mbi 19 mijë familje dhe në dorë familjet kanë marrë 5.4 miliardë lekë”, vlerësoi ai.

Postime të ngjashme

Mësimi në klasë e shtëpi, në varësi të variantit që zgjedh shkolla! Ja skenari II i mësimdhënies

S.B.

Tiranë/ Arrestohen tre vëllezër, çfarë iu zbulohet në lavazh dhe banesë

admin

Aksident i frikshëm, makina përfundon në lumin Erzen

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...