19 C
Skopje
29/10/2020
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Ahmeti – Cakaj: Takim i përzemërt dhe vëllazëror, bashkë jemi në rrugë të mbarë

Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Gent Cakaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Ahmeti gjatë këtij takimi me z.Cakaj ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe që të tilla do të mbeten përherë.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Cakaj i ka thënë se beson që gjatë periudhës që vjen partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies rajonale për të përmbushur synimin tonë të përbashkët strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ahmeti dhe Cakaj diskutuan edhe për marrëveshjen e Uashingtonit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ata vlerësuan se ky vendim është një hap para drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

Related posts

Pandemia nuk i ndalon të rinjtë që të largohen nga Maqedonia e Veriut

R ZH

Sela takon ambasadorin francez, Thimonie

T E

Së shpejti do mund të shkojmë në Kosovë pa korona-teste?!

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...