Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti dhe Mexhiti nga Buteli / E duam Butelin për të ardhmen tonë, e pse jo pas katër viteve të kemi kandidatin tonë

Shkup, 30 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Butelit, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë.

Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nënkryetari Izet Mexhiti, si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar Alajdin Sali.

Nënkryetari i BDI-së Mexhiti tha se vota nuk duhet të përçahet por të shkojë në llogari të kandidatëve të BDI-së sepse do punohet bashkë, që mandatin tjetër kandidat të kemi shqiptar.

“E them me sinqeritet se në Shkup prioritet tashmë e kemi Butelin, sepse është komunë urbane 34 herë më e madhe se Çairi. Unë mendoj se qytetari ka përkrahur dhe do të përkrah ata të cilët nuk meren me tjerët dhe me cikrima, Ali Ahmetin dhe BDI sepse neve na kanë udhëhequr idetë për të mirën dhe faktorizimin e shqiptarëve tashmë edhe në Butelin tonë. Mendoj se këto katër vite do të punojmë me projektin ‘E duam Butelin’ për të ardhmen tonë, e pse jo pas katër viteve të kemi kandidatin tonë që do të udhëheqë Butelin më mirë. Mos përçajmë votën dhe në tabore por vota duhet të grumbullohet në konton e BDI, sepse është ajo parti që faktorizon shqiptarët”, ka deklaruar kështu Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Bartësi i listës së kandidatëve në komunën e Butelit nga rradhët e BDI-së, Sali theksoi se do të punojnë me seriozitet për të sjellë sa më shumë investime dhe punësime gjatë mandatit të ri.

“Unë si bartës liste në komunën e Butelit do të angazhohem për të zhvilluar komunën në të gjitha sferat, duke filluar nga infrastruktura, kultura dhe sporti. Angazhimi im nuk është privilegj por është përgjjegjësi, sepse atë që do të premtojmë brenda katër viteve do të realizojmë. Siç e dimë komuna jonë ka nevojë për investime kapitale andaj unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të punojmë me seriozitet për të sjellë këto investime që do të mundësojnë edhe punësime. Çështje shumë të rëndësishme për komunën tonë është arsimi dhe shëndetësia. Pas zgjedhjes time si këshilltar në komunën e Butelit do të bëjmë përpjekje për të krijuar kushte të mira në arsim, në ndërtimin e shkollave dhe sallave sportive”, ka theksuar kështu Alajdin Sali, bartës liste i kandidatëve për këshilltar të BDI-së për komunën e Butelit.

Kryetari i BDI-së Ahmeti, para të pranishmëve theksoi se ai dhe partia e tij kanë bërë hapa shumë të guximshëm, sepse të zgjasësh jetë është guxim poashtu.

“Ne mund të kemi dallime por mos kishim dallime do ishim njejtë, por të flasin për dobësitë e BDI, unë them që 20 vite sigurisht që po të kërkosh me syze edhe mund të gjenden gabime sepse ata që punojnë bëjnë gabime, se ata që rrinë në një vend edhe krymben e kundërmojnë. Unë 20 vite të jetës sime legale në këto hapësira dhe 20 vite në ilegalitet u jam drejtuar njerëzve me vëllezër e motra e jo në bandit sepse nuk janë të tillë. Të keqen duhet të luftojmë bashkë, me çka duan të maten me BDI, çdo shqiptar është krenar me të arriturat këtu. Gjithmonë jemi marrë me projekte dhe situatave shumë të guximshme, zgjedhjet që na vijnë do të hymë me kryeministër, ka ngjarje në historinë e kombeve nëpër shekuj që kanë zgjatur vetëm tre dit. Ne kemi bërë hapa dhe kemi shtyrë barikada, ne hapin e bëjmë kilometër e jo metër. Agjenda e gjelbër do të thotë jetë, a është dashur guxim sigurisht që po, të zgjasësh jetën e të zbukurojsh vendlindjen e lagjen e qytetit”, ka deklaruar kështu Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Related posts

Të gjithë kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut pritet të debatojnë në dy “master debate”

Xh M

A ka rrezik destabilizimi në periudhë parazgjedhore?

I.A

Mos u armiqësoni me fqinj e familjarë për parti, më së miri kalojnë ata votues që nuk futen në “flakë”, por qëndrojnë anash!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy