Ahmeti dhe Sela ngushëllojnë familjarët e viktimave në aksidentin e sotëm tragjik në Sllavonski Brod

Shkup, 25 korrik – Liderët e partive politike Shqiptare në Maqedoni, ka shprehur ngushëllime familjeve që mëngjesin e sotëm kanë humbur familjarët e tyre në aksidentin në afërsi të qytetit kroat Brod, përcjell Zhurnal.mk.

 

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti

“Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci.

Shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që mëngjesin e sotëm humbën familjarët e tyre në aksidentin në afërsi të qytetit kroat Brod.

Uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe në këto momente trishtimi bashkëndjej dhimbjen me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Kosovës.”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

“I trishtuar thellë nga lajmi për aksidentin e sotëm tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, të një autobusi përplot me bashkatdhetarë që po ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë. Raportimet jozyrtare flasin për dhjetë të vdekur dhe shumë të lënduar në mesin e të aksidentuarve.

Në këto momente të vështira, jemi përkrah familjarëve të viktimave, duke u lutur bashkërisht që të mbijetuarit e kësaj tragjedie të shërohen sa më shpejt.

Në kohën kur bashkatdhetarët po kthehen masivisht në vendlindje për sezonin e pushimeve, kjo fatkeqësi tregon edhe njëherë nevojën për të vozitur të pushuar dhe duke respektuar rregullat relevante të komunikacionit rrugor.”

Kreu i AlterNativës, Afrim Gashi

“Duke u lutur për shpirtrat e viktimave në aksidentin në afërsi të Sllovanski Brodit në Kroaci, urojmë që të lënduarit sa më shpejtë të rikthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa gjithë popullit shqiptar i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Gashi.

Related posts

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik si konkurent i Bashkimit Evropian

Z H

Nga sot mund të vaksinoheni edhe pa termine, vaksinimi do të zhvillohet edhe në teren

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com