Agjencia Zhurnal.mk

Ahmeti: Do të respektojmë direktivat e organeve kompetente

Shkup, 12 mars, zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me kryeministrin Oliver Spasovski, deklaroi se takimi ishte i karakterit informativ, me çrrastë liderët e partive politike janë njoftuar rreth gjendjes me virusin korona. Ndërsa sa u përket zgjedhjeve të 12 prillit u shpreh se do të respektohen të gjitha rekomandimet e organeve kompetente, sepse sipas tij shëndeti i qytetarëve është shumë i rëndësishëm.

“Takim i rëndësishëm, me qëllim që të njoftohen subjektet politike mbi masat që janë ndërmarrë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve. Të gjithë u dakorduam që këto masa duhet të përforcohen, pavarësisht se vendi jonë nuk është i rrezikuar nga ky virus. Megjithatë obligohet shteti që të ndërmerr masa që ky virus të mos përhapet. U njoftuam për masat e deritanishme dhe masat që do të ndërmerren në të ardhshmen. Sa u përket zgjedhjeve do të respektohen direktivat që do të dalin nga organet kompetente, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Grupi i krizës”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...