Agjencia Zhurnal.mk

Ahmeti: Jam i zhgënjyer që nuk erdhën në takim, ftesa ishte për të ndarë përgjegjësitë për të ardhmen

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot i thirri në tryezë të përbashkët liderët e partive politike parlamentare shqiptare, Ziadin Selën, Menduh Thaçin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, por asnjëri prej tyre nuk erdhën. Më pas Ahmeti, ishte i detyruar që tryezën ta mbajë me gazetarët, raporton Zhurnal

Ahmeti në konferencën për shtyp ndjeu keqardhje që në këtë ditë historike liderët shqiptarë politik nuk e përfillën ftesën e tij dhe nuk deshtën të jenë pjesë e ndarjes së përgjegjësive të ardhshme në dobi të shqiptarëve.

“Nuk do të doja ta filloj këtë paraqitje publike para juve dhe para opinionit me keqardhje dhe thellësisht i zhgënjyer me mos ardhjen e partive politike parlamentare shqiptare në një ditë të rëndësishme historike të 13 gushtit, ditës së Marrveshjes së Ohrit me çrast doja si parti që fitoi legjitimitetin në këto zgjedhje t’i faleminderoj për të arriturat tona të përbashkëta derimë sot. Por fatkeqësisht këto të mira të arritura për të gjithë shqiptarët por edhe gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse vendi ynë ka fituar paqen, stabilitetin, sigurinë dhe harmoninë, dhe besimin te komunitetet që në këtë vend ka ardhmëri, në këtë vend mund të jetohet, mund të jetojmë bashk. Por në këtë moment të rëndësishëm historik, ata nuk janë pjesë për të ndarë këtë kënaqësi si parti parlamentare dhe për të marë përgjegjësi për të ardhmen” u shpreh Ahmeti.

Sa i përket negociatave me LSDM-në dhe epilogut të saj, Ahmeti thot se ende është herët për të komentuar atë. Ai potencon se BDI gjithçka që do të vendosë, do të jetë në dobi të qytetarëve.

“Unë nuk dua të flas me paragjykime dhe smund t’i paragjykojë negociatat dhe epilogun e këtyre negociatave. Për çdo zhvillim të mëtutjeshëm opinioni do të jetë i informuar. Mbani shënim, BDI vepron dhe punon me koka të ftohta dhe me zemër zjarr, gjithçka që do të ndërmarin do të jetë në dobi që nga më vogli deri te më i moshuari, që nga intelektuali deri tek puntori dhe për këtë ju siguroj, çdo vendim i yni do të jetë në dobi të përparimit të vendit dhe të tejkalimit të situatave”, shtoi Ahmeti.

Sa i përket përgjigjes së Selës dhe Gashit lidhur me ftesën, se e njejta duhet të mbahet pas 17 gushti duke potencuar rendin e ditës, Ahmeti arsyetohet se ftesa ka qe më tepër se një javë që u është dërguar ndërsa për rendin e ditës do të përcaktohej së bashku në takim.

Ahmeti pohon se nuk i ka ftuar ata për të debatuar për kryeministrin shqiptar sepse ky është një përcaktim i BDI-së por i ka ftuar të jenë pjesë e përgjegjësive të ardhshme.

“Sa i takon ftesës, ka më ttepër se 1 javë që partitë politike e kanë në rend dite dhe nuk ka arsye të kohës apo të mungesës së për të gjetur kohë për të bërë analizat e duhura. Unë nuk mundem këtu të përgatis platformë për partitë politike se si BDI i parasheh zhvillimet por i takon tryezës për t’u përcaktuar për temat që ata duan të bisedojmë dhe konkluzionet që duhet t’i sjellë konferenca ashtu siç e ekemi bërë në themelimin e këtij institucioni, dhe të gjitha ato kërkesa që janë vendosur në atë marrëveshje, një pas një janë realizuar. Të gjitha çështjet janë të realizuara janë të materalizuara. Sa i takon kryeministrit, nuk i kemi thirrë partitë politike për të mbështetë platformën dhe idetë tona, i kemi thirrë të bëhen pjesë e përgjegjësive të mëtutjeshme në këtë vend. Tani radhën e kanë që tryezën ta thirrin ata që nuk ishin sot këtu. Bashkimi Demokratik për Integrim e thiri tryezën ata munguan” deklaroi Ahmeti.

Ahmeti mendon se takimet e fshehta mes Zaev dhe Selës dhe Gashit, janë në dëm të BDI-së.

“Unë mendoj që takimet janë bërë mes ASH-AAA me z.Zaev. Sigurisht që unë nuk i di se çka kanë biseduar por edi që BDI nuk është forcë që mund të anashkalohet me një takim të tillë dhe sigurisht që vet takimet që janë bërë qofshin publike apo pas perdeve, ato goditje e kanë dobësuar BDI-në në këto negociata dhe kjo dukshëm po shihet”, thotë Ahmeti.

Sa i përket asaj se deri ku kanë mbëritur dy partitë me negociatat, ai e përsëriti qëndrimin e mëhershëm se dy partitë janë sa afër aq edhe larg një marrëveshjeje.

“Jemi dy parti me përvojë politike dhe me përvojë negociuese. Unë e kam thënë por do e përsëris edhe njëherë. Jemi aq afër, por gjithashtu jemi dhe aq larg marrëveshjes. Duhet të mbisundojë arsyeja, uroj të tek palët në radhë të parë të vendoset interesi i shtetit dhe proceset kaq të rëndësishme në të cilat po ndodhet vendi. Ne bashkarisht e anëtarësuam këtë vend në NATO, mbyllëm tema historike dhe bashkarisht duhet të ndërtojmë Maqedoninë europiane. Ky është misioni ynë”, ka deklaruar Ahmeti.///Zhurnal.mk

Live nga pres konferenca e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, në kremtimin e 19 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Posted by ZHURNAL.MK on Thursday, August 13, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...