Agjencia Zhurnal.mk

Ahmeti këmbëngul që në vitin e parë të Qeverisë së re Kryeministri të jetë shqiptar

Shkup, 11 gusht – Jo vetëm për postin e kryeministrit shqiptar, por LSDM-ja dhe BDI-ja nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët edhe për numrin e pozitave zyrtare që i kërkon Ahmeti, prandaj edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje doli me deklaratë se janë larg arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mivkoski, pohon se fare nuk ka filluar negociata me Ahmetin, edhe pse paraprakisht thoshte se bisedon me partitë për formimin e shumicës. Ai i hodhi poshtë pretendimet se në takimin me Ahmetin është pajtuar të ketë kryeministër shqiptar me rotacion 2+2, duke shtuar se kurrë nuk do të pranonte të negocionte nën diktat dhe kushtëzime.

“Ai tha se do t’i japë prioritet LSDM-së, si fituese në bllokun maqedonas. Unë i thashë se nuk pajtohem, sepse vlerësoj se ne jemi fitues. Por, në rregull, nëse ju mendoni se është ashtu negocioni, ju uroj shumë fat. U përshëndetëm dhe këtu përfundoi takimi. Kurse gjatë 45 minutave paraprake biseduam për disa tema nga karakter krejtësisht i ndryshëm”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. 

Nga LSDM-ja thonë se ende po zhvillohen negociatat dhe se tani për tani ende nuk ka marrëveshje. Por, lidhur me atë nëse do ta pranojnë kërkesën e BDI-së për kryeministër shqiptar, thonë se mandatari i Qeverisë së re do të jetë Zaevi. Jozyrtarisht, BDI-ja këmbëngul që në vitin e parë në kolltukun e kryeministrit të ulet një shqiptar.

“E dini se po zhvillohen negociata dhe konsultime për formimin e shumicës parlamentare, për koalicion për Qeveri e cila do të ketë mandat 4-vjeçar. Në këtë moment, në të vërtetë nuk do të kisha dashur dhe nuk kemi mundësi të përgjigjemi për detajet”, potencoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...