Agjencia Zhurnal.mk

Ahmeti: Kosova duhet të ketë një fund të dobishëm

Tiranë, 22 qershor, Zhurnal.mk – “Unë dua që Kosova të ketë një fund dhe ai fund të jetë i dobishëm për Kosovën. Të mbyllet një vrimë e zezë në rajon, në Ballkanin Perëndimor. Mbase situata është shumë interesante, për herë të parë shoh një angazhim shumë serioz të SHBA-ve dhe duke e pasur parasysh këtë seriozitet, tanimë më rritet bindja se rreziku nga Lindja është mjaft serioz.” Kështu ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.

“Jo pak aktivitete nga Lindja ka patur në mënyrë shumë të sofistikuar dhe shumë të organizuar. Po punohet intenzivisht nga NATO, SHBA-të dhe BE. Në Evropë dihet që ka vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe sigurisht ka divergjenca brenda BE-së. Sigurisht se, duke vlerësuar situatën në Ballkanin Perëndimor, SHBA kanë një qasje shumë më të organizuar, sepse Kosova është një projekt euro-amerikan. Të gjitha projektet i kanë bërë bashkë me Evropën, deri para dy ditësh”, tha Ahmeti, ndërsa ka shtuar se duhet guxim për të zgjidhë këtë problem kaq të madh.

“Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit dhe i gjithë Evropës. Është problem i gjithë shqiptarëve, sepse shqiptarët kanë hequr nga regjimet serbe. Kanë të vrarë gjithandej… Kjo çështje shtrohet edhe për pajtim dhe ashtu duhet parë, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi që kanë pasur tragjedi nga regjimet serbe. Ne duhet inkurajojmë të gjithë shqiptarët, edhe Tiranën në këtë drejtim”, u shpreh Ahmeti.

Për zgjidhjen e problemeve të mëdha, ka vijuar më tej ai, duhet të tregohet burrështetësi, guxim. “Zgjidhje që do të kënaq palët nuk do të ketë asnjëherë, por pres një zgjidhje dhe kompromis të mirë. Koha ka treguar gjithandej se kompromiset janë më të mira se sa kokëfortësia”, tha lideri i BDI-së.

Ahmeti në Opinion: Orientimi pro-NATO dhe pro-BE ruhet me kujdes

Ahmeti gjithashtu bëri të ditur se skaj presioneve nga partitë proruse dhe ruse , BDI arriti ta anëtarësoj Maqedoninë e Veriut në NATO dhe të nisin negociatat me Bashkimin Evropian.

“Megjithëse kishte shumë presione, nga partitë proruse dhe ruse, me Platforma të rrezikshme kundër NATO-s dhe kundër bisedimeve me BE-në, ne ia arritëm ta anëtarësojmë Maqedoninë e Veriut në NATO dhe të nisim negociatat me Bashkimin Evropian, tha kryetari i BDI-së,

“Jam shumë i sigurt se orientimi pro-NATO dhe pro-BE ruhet me kujdes dhe kjo u konfirmua në takimin me kreun e shtetit, me rastin e vitit të kaluar me mos-hapjen e negociatave me BE-në. Atëkohë u frikësova se parti të ndryshme mund të luhaten, por të gjithë ishim të një qëndrimi se ne, nuk e humbim besimin te Evropa dhe që të gjithë e konfirmuan rrugën drejt BE-së”, tha Ahmeti, ndërsa tregoi se fillimisht, kishte shumë presione nga disa parti proruse që shpreheshin kundër BE-së dhe NATO-s.

Ahmeti: Kryeministri shqiptar do të bëhet

Ali Ahmeti, thotë se jo që e beson, por është i sigurt se kryeministri shqiptar do bëhet. Komentet në fjalë Ahmeti i bëri në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, ndërsa ka thënë se ideja për ndarjen e detyrave të larta shtetërore është hedhur që në vitin 2009, para 11 vitesh.

“Ka plot raste që numra nuk ka pasur, por kryeministër ka pasur. Dikur thoshin se nuk mund të ketë ministër të Mbrojtjes shqiptarë, ashtu sikurse që thoshin se edhe ministër të Punëve të Brendshëm nuk mund të ketë shqiptarë. Apo edhe për kryeparlamentarin. Të gjitha këto i kemi pasur dhe i kemi. Edhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë e udhëheq shqiptarë. Dhe, ideja për postet e larta shtetërore është hedhur që në 2009, para 11 vitesh. Për pozitat e lartat – gjykata supreme, ministri i Mbrojtjes, ai i Policisë, kryeparlamentari, guvernatori…kryeministri”, thotë Ahmeti, ndërsa sqaroi se kryeministri zgjidhet me marrëveshje politike, ndryshe nga presidenti me vota direkte nga qytetarët.

“Ne e bëmë Zoran Zaevin kryeministër, me votat tona. Kështu që e lëmë a bëhet apo nuk bëhet. Me rëndësi është që në Maqedoninë e Veriut të hiqen paragjykimet se shqiptarët nuk mund të drejtojnë dikastere të ndjeshme. Ka ndryshime, por akoma ka paragjykime. Në nuk kemi kuadër të drejtojmë navigacionet, por për Punën e Brendshme, për Parlamentin, sigurimin e shtetit, Mbrojtjen, kemi sa të duash. Unë jo që besoj, por do bëhet kryeministri shqiptar. Me këtë do të vetëdijësohen edhe partitë politike maqedonase, sepse jemi dalëzotës edhe ne. Mbase subjekti që i del zot kësaj ideje, ka merita historike për ekzistimin e këtij vendi.

Po dal nga modestia – nëse unë pajtohesha për ndarjen e vendit në 2001, ky vend do të ndahej. Megjithatë, unë e kam parë që një ndarje do të ishte e dhimbshme për të dyja palët, edhe për maqedonasit. Ky ka qenë vendimi më i vështirë i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së se s’ka ndarje të Maqedonisë”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se një shqiptar në post të lartë, sikurse që ishte Talat Xhaferi në krye të Parlamentit, ka qenë kryetari më i mirë i Parlamentit. “Apo ministri i Punëve të Brendshme që udhëhoqi Policinë si më mirë në një gjendje të jashtëzakonshme , apo Ministrinë e Mbrojtjes…”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti: Projekti për ndarjen e Maqedonisë, kemi çuar granatën

Kreu i BDI Ali Ahmeti, ka treguar në emisionin “Opinion” idenë e vitit 2001 për ndarjen e Maqedonisë së asaj kohe.

Ai tha se mendonte që një ndarje do të ishte e dhimbshme për të dyja palët, ndërsa tregoi se pas daljes së projektit shqiptarët e Maqedonisë kanë sulmuar një kazermë ushtarake si kundërpërgjigje.

Që t’ja heqim pluhurin. Subjekti që i del për zot kësaj ideje ka merita historike për atë vend që sot ekziston.

Fevziu: Pse?

Ahmeti: Po dal nga modestia krejt. Nëse unë pajtohesha në 2001, që ai vend të ndahej ai do të ndaheshe. Dhe unë nuk e kam parë si ide të drejtë për atë vend që ai të ndahej. Po t’i kthehemi kohës, nuk dihet kush ishte e favorshme dhe kush ishte e pavaforshme, por unë e kam parë që një ndarje do të ishte e dhimbshme për të dyja palët.

Fevziu: Edhe pse maqedonasit e propozuan vetë…

Ky ka qenë vendimi më i vështirë i Shhtabit të Përgjithshëm, që s’ka ndarje. Në atë kohë kërkesën e ka sjellë zoti Xhaferri. Dhe kemi biseduar.

Më ka pyetur: a takohesh me ndonjë personalitet të lartë?

I thashë unë përditë shkruaj letra, hajde ulemi, bisedojmë, të gjejmë rrugë për zgjidhje. Sepse ato nëna shamizeza janë edhe shqiptare, dhe maqedone. Ne kërkojmë të jemi të barabartë, të jetojmë të lirë dhe jo qiraxhi në shtëpitë tona. I thashë: takohemi.

Por më tha: Ta dish përse takohesh, për ndarjen e shtetit. Pjesa perëndimore, Gostivari, Tetova, Dibra, nuk e di për Kërçovën dhe Strugën a mund të merren krejt… Ulu bisedoni bashkë me ata.

I thashë: Unë s’jam për ndarje dhe për këtë projekt, sepse dhe hartat dolën më pas. Nëse don dikush ta ndajmë, Manastir, Prilep, Veles, Shkup, Kumanovë.

Kjo tha nuk bëhet asnjëherë. Nëse dikush mendon se më josh me Zajazin (fshati i lindjes së Ahmetit), sepse e kishin fut në hartë të Shqipërisë, kurse Likovën ja jepnin Kosovës. I thashë kjo punë nuk bëhet dhe të nesërmën pasi ka dalë Akademia për projektin, pas 2 ditësh ne kemi çuar granatën në kazermën “Tito” si kundërpërgjigje ndaj mosndarjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...