Maqedoni TOP LAJM

Ahmeti me kërkesë të tij dëshmoi më herët nga sa ishte paraparë për rastin”Regjistrimi”

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ishte në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, për të dëshmuar në rastin për regjistrimin e dështuar në vitin 2011.

Ahmeti në prokurori erdhi më herët, me kërkesë të tij, rreth orës 8:00, dëshmoi dhe u largua, edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar se do të vijë në orën 10:00, thonë nga Prokuroria.

Hetimin rreth lëndës “Regjistrimi” e hapi ish-PSP-ja, në mënyrë që më vonë ta ndërmarrë PTH për krim të organizuar dhe korrupsion.

Rasti ka të bëjë me regjistrimin e dështuar në vitin 2011, organizuar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Sipas PSP-së, me ndërprerjen e regjistrimit të popullatës, kryeministri i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, i cili tani është në arrati, Nikolla Gruevski dhe partneri i tij në koalicion, Ali Ahmeti, i shkaktuan dëm Buxhetit në vlerë prej 2,8 milionë eurove.

Postime të ngjashme

Më 30 tetor mblidhen krerët për “mini Schengen”, përfshihet edhe Kosova

admin

VMRO-DPMNE: Kolaps i plotë i sistemit arsimor, platforma nuk qëndroi as 30 minuta

XH,I

Zaev: Emrat e zv/ministrave deri në fund të javës dorëzohen për miratim në Kuvend

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...