Ahmeti në Bërvenicë: Agjenda jonë është e dobishme dhe e realizueshme

Shkup, 8 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur tubim parazgjedhor në Komunën e Bërvenicës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Arkin Jahiji, listën e kandidatëve për këshilltarë si dhe programin zgjedhor.

Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe kandidati për kryetar komune, Arkin Jahiji.

“Dua që më shumë të jeni më 17 tetor, ju jeni këtu të gjithë njëzëri me Arkinin dhe do bëheni më shumë nga ky takim që më 17 të sigurojmë fitoren e vazhdimësisë. Të nderuar, kërkojmë mbështetjen për Agjendën e gjelbër sepse është shumë e vërtetë që Agjenda jonë është e studiuar dhe e dobishme dhe shkencërisht e realizueshme. Për ta bërë këtë Agjendë duhet ekipe profesioniste dhe BDI i ka sepse ka investuar dhe ky është investim kombëtar. Për të realizuar të gjitha këto projekte, të gjithë ne, të gjithë bashkëpunëtorët e mi, jemi rreshtuar pas Arkinit, jemi të rreshtuar pas Listës së këshilltarëve sepse dëshirojmë të bëhet mirë për të gjithë vendbanimet e Bërvenicës. Nuk ka Agjendë, nuk ka platformë më të jetërsueshme dhe më të realizueshme se Agjenda e BDI-së sepse garanton jetë më të mirë”, tha Ahmeti.

Angazhimi im, mbi të gjitha, do të jetë serioz dhe dinjitoz në ecuritë e punëve të komunës së Bërvenicës ashtu që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur duke u munduar maksimalisht të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve, tha kandidati i BDI-së për komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji.

“Unë në mandatin tim nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që iniciativat e ndërmarra të mbeten të përgjysmuara apo të sapofilluara, siç i kemi parë në këto vitet e kaluara. Angazhimi im, mbi të gjitha, do të jetë serioz dhe dinjitoz në ecuritë e punëve të komunës së Bërvenicës ashtu që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur duke u munduar maksimalisht të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve. Të gjitha këto do të arrihet të bëhen me përkrahjen tuaj të pa rezervë morale e politike ngase ‘Ne jemi më të mirët’, dhe ne jemi ata që do ta realizojnë Agjendën e blertë. Ëndrra e blertë nuk do të lejojmë të mbetet vetëm një retorikë dhe simbolikë por një realizim i sinqertë i fjalës dhe i premtimit të dhënë. Nuk do të lejojmë që komuna e Bërvenicës të vazhdojë me avazet e vjetra të zvarritjes dhe neglizhencës, por do ta vëmë në lëvizje dhe do ta gjallërojmë në mënyrën më të mirë dhe më efikase. Këtë do ta dëshmojmë në vepër menjëherë pas marrjes së mandatit të cilin besoj se edhe e meritojmë apo jo”, ka thënë Jahiji.

BDI do të vazhdojë sot fushatën parazgjedhore me tubimin në Mavrovë Rostushë dhe Dibër për të prezantuar kandidatin e saj për kryetar komune në Dibër dhe listën e kandidatëve për këshilltarë. 

Related posts

Arifi: Ushqim falas do të ketë për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën

D V

Sela: Gara e Argjentit është agjendë jo e blerë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën

Redaksia

Kasami në kafe me banorët e Lisecit (FOTO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More