Ahmeti nga Kumanova: Shqiptarët janë krenarë me punët dhe kuadrot e BDI-së

Kumanovë, 11 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë nga Likova tubimin e ka vazhduar në Kumanovë duke e prezantuar listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë në krye me Arta Mehmeti Ademi si dhe programin zgjedhor.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj listës së këshilltarëve për komunën e Kumanovës e përbërë nga profesionistë.

“Vërtetë ndihem krenar për këtë investim dhe thesar kombëtar që kemi bërë për 18 vite me radhë. Nuk ka kënaqësi dhe investim më të madh kur sheh listën të përbërë nga profesor e profesionist. Ëndërr ka qenë ndër vite sepse në shumë reparte në shumë institucione nuk ka pasur as pastrues, por kërkesat janë shtuar e ne kemi investuar në agjendën kombëtarë në përfaqësimin e shqiptarëve. Vendbanimet tona duhet të zbukurohen dhe zhvillohen ashtu siç janë zhvilluar vendet e BE-së”, ka deklaruar Ahmeti.

Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në komunën e Kumanovës, Arta Mehmeti Ademi tha se ka ardhur koha që të kujdesemi me forcat tona për një të ardhme të blertë.

“BDI për shumë vite u angazhua në të mirë të shqiptarëve që shihet dhe ndihet në shumë sfera. Në këto zgjedhje lokale vijmë me Agjendën e gjelbër për të transformuar komunat dhe vendbanimet në më të zhvilluara. Ka ardhur koha të kujdesemi me forcat tona dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë, për ne dhe fëmijët tanë”, ka deklaruar kështu bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar, Arta Mehmeti Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të vazhdojë fushatën zgjedhore në komunën e Çairit, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune Visar Ganiu dhe listën e kandidatëve për këshilltarë me bartëse liste Sermine Purini.

Related posts

Sadi Bexheti sfidon të gjithë ata që thonë se ai ka marrur rryshfet. Kush është burrë, le tma thotë publikisht (VIDEO)

D V

BDI fushatën e nisi në Gostivar

Redaksia

Edhe një deponi e egër në Lagjen Vardari, do të menjanojmë çdo ilegale në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More