Ahmeti nga Struga: Ky është mandat ku do të jetësojmë Korridorin 8-të që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën

Shkup, 12 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Strugë duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Ramiz Merko, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Arbëresha Vlashi, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Strugës.

Banorëve të Strugës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri Jeton Shaqiri, kandidati për kryetar të komunës, Ramiz Merko si dhe bartësja e listës së kandidatëve për këshilltare, Arbëresha Vlashi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Merkos duke e vlerësuar punën e tij të dëshmuar.

“Ky është mandat që shkëputet dhe del nga kapitulli për të rregulluar ambientin, që është në shërbim të agjendës tonë, ambient të pastër e jetë më cilësore. Pikërisht, ky është mandat që do jetësojmë Korridorin 8-të që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën, që fillon të realizohet në këtë mandat. Andaj, kush janë ata që do ju prijnë këtyre projekteve, është ky ekip që do i prijë Merko dhe Arbëresha”, tha Ahmeti duke shtuar se kandidatët e BDI-së në përpikëri do të realizojnë platformën zgjedhore për të jetësuar Agjendën e blertë.

“Në të gjitha vendbanimet votoni për BDI-në dhe Merkon sepse është ardhmëri dhe jetë më e mirë”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Related posts

Teuta Arifi viziton këshillat vendorë në Çarshi të Epërme dhe Migjeni

Redaksia

Edhe një anketë e nxjerr Idri Istrefin fitues në Strugë

D V

Zgjedhet lokale, Xhemaili takim me banorët e Bogovinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More