Maqedoni

Ahmeti: Nuk ika nga gazetarët, nxitova për shkak të obligimeve

Zhurnal Ads

Shkup, 03 tetor, Zhurnal.mk – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha sot se largimi me nxitim pas dëshmisë së tij për rastin “Regjistrimi” nuk kishte për qëllim shmangien e ekipeve të mediave dhe pyetjeve të gazetarëve, por arritjen në kohë për të përfunduar obligimet tjera. Ky sqarim i Ahmetit për mediat, vjen pasi më datë 2 tetor i njëjti u paraqit në Prokurorinë Themelore për të dhënë dëshminë e tij për lëndën që ka të bëjë me dështimin e procesit për regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

“Bëhet fjalë për rastin “Regjistrimi”, unë e kam dhënë dëshminë time para organeve të drejtësisë. Në atë kohë situata ishte shumë e tensionuar, duke përfshirë këtu edhe tensionin mes etniteteve. Kemi vlerësuar të gjithë bashkërisht që ky regjistrim të shtyhet, që të mos thellohen problemet në shtet. Në atë periudhë kishte shumë persona që dëshironin që vendi unë të destabilizohet. Kështu që të gjithë deputetët, të gjithë ne dëshironim që kjo situatë të menaxhohet dhe bashkërisht edhe unë si deputeti i 120, vendosëm që regjistrimi të spostohet, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendeshim.”- tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë përurimit të qendrës së re të shpërndarjes në Saraj të Kompanisë “Jus-MB”.

Ky hetim fillimisht u hap nga Prokuroria Speciale, për të kaluar më pas në atë Themelore. Në këtë rast përveç Ahmetit, i dyshuar është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili disa kohë më parë u arratis për në Budapest.

Postime të ngjashme

Nga Vlora e flamurit, Bujar Leskaj: Në 2021, në Shkup do vendoset përmendorja e Ismail Qemalit

T E

Zaev – Stanilla: Janë arritur rezultate të rëndësishme në plan ekonomik dhe politik

T E

Aktakuzë kundër dy personave nga Saraji për platformat ilegale në Matkë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...