Ahmeti – Palmer: Liderët e Ballkanit Perendimor të zgjidhin çështjet e vështira politike

Shkup, 2 korrik – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Ohër në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog, ka realizuar takim edhe me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer.

 

Kontesti mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ishte temë e bisedës mes Ahmetit dhe Palmer në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të mirë me miqtë ndërkombëtar, derisa
Ahmeti ka kërkuar angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e këtij ngërçi në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ahmeti, siç theksohet në kumtesën e BDI-së, ka biseduar me Palmerin edhe lidhur me zhvillimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kushtet për të nisur bisedimet me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të takimit, Ahmeti dhe Palmer kanë diskutuar edhe mbi çështjen mes Prishtinës e Beogradit dhe nevojës së zgjidhjes së shpejtë të këtij kontesti, që do t’i jepte fund marrëdhënieve të ngrira dhe një
stabilitet të qëndrueshëm në gjithë rajonin.

Diplomati amerikan po ashtu në margjinat e këtij forumi ka porositur liderët e vendit dhe rajonit që të ndërmarrin aktivitete të vërteta, të vazhdojnë me reforma të vështira, të punojnë në mënyrë konstruktive që të zgjidhin çështjet e vështira politike, t’i përforcojnë institucionet multietnike, demokratike dhe gjyqësore dhe të nisen drejt një ardhmërie me shumë prosperitet.

Related posts

Përplasje mes partive për letërnjoftimet në Maqedoni

Redaksia

Katrugallos: Qeveria greke refuzon t’i promovojë marrëdhëniet strategjike me Maqedoninë e Veriut

Z H

UNESCO nesër vendos për statusin e rajonit të Ohrit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More