Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDI-ja është më e unifikuar!

Tetovë, 27 shkurt – Sot me orë të tëra ka zgjatur mbledhja e kryesisë së BDI-së në Tetovë ku siç informoi mbrëmë edhe Agjencia e lajmeve Zhurnal temë e diskutimit do të jenë zhvillimet e fundit në vend, zgjedhjet lokale, llogaria e kabinetit qeveritarë dhe të ngjajshme, shkruan Zhurnal.mk.

Ndërkohë që pas një debati maratonik para pak kohës ka përfunduar mbledhja ku para mediave tek selia është drejtuar kreu i integristëve Ali Ahmeti i cili përveç përgjigjeve dhënë gazetarëve mbi atë se çfarë është diskutuar, ka hedhur poshtë se në mbledhje është kërkuar shkarkimi i ndonjë prej anëtarëve të kabinetit qeveritarë edhe pse ka thënë se ka pasur debat mbi tema të ndryshme.

“Nuk është biseduar fare për tërheqje, është biseduar për parim, është biseduar për strategji, për program, për detyrat që na presin si qeveri por normalisht do të japim llogari dhe kurrën e kurrës nuk kam kërkuar që të mbyllet mendimi ndryshe, për herë kam qenë ithtarë dhe kam inkuraju që gjërat të fliten hapur, vëretjet të fliten hapur që mundësia t’i jepet çdokujt për të sqaruar dhe për tu shpjeguar për punë e vet që ai e bën”, kështu deklaroi Ahmeti, njofton Zhurnal.mk.

Ndryshe kjo është mbledhja e dytë në pak ditë tek selia e BDI-së kurse ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë në mbledhjen e thirrur nga Ahmeti të pranishëm ishin edhe ish zv.kryeministri Musa Xhaferi, kreu i grupit parlamentar Izet Mexhiti, kreu i Sarajit Blerim Bexheti të cilët njihen si grupi i zjarrit në parti dhe kërkojnë ndryshime.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...