Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ahmeti për ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës: Shteti i Kosovës po ecë përpara

Shkup, 12 qershor 2021 – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me rastin e ditës së çlirimit të Republikës së Kosovës, ka lëshuar një mesazh duke falenderuar kështu heronjtë dhe martirët e rënë për kombin si dhe miqtë ndërkombëtarë për paqen në rajon.

“Rrugëtimi jonë drejt Pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë i lehtë, por plot sfida e sakrifica, rrugë kjo e larë me gjak për dekada të tëra.

Në këto ditë lirie, shqiptarët janë mirënjohës pafund ndaj heronjëve të vendit dhe miqve ndërkombëtar për kontributin e dhënë për liri, pavarësi dhe demokraci”, është shprehur kështu në mesazhin e tij, kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Sipas tij, një shtet si Kosova po ecë përpara dhe se gjeneratat e reja kanë përgjegjësi në ndërtimin e vendit më tej.

“Shteti i Kosovës po ecë përpara dhe gjeneratat e reja kanë përgjegjësi ta avansojnë republikën, njejtë siç kishin gjeneratat më herët përgjegjësinë për çlirim. Lavdi dëshmorëve dhe gjithë të rënëve që dhanë jetën e tyre për këtë vend”, thuhet në fund të mesazhit të Ahmetit.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...