Agjencia Zhurnal.mk

Ahmeti premton se do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktual të kiosqeve

Prishtinë, 3 korrik – Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se ka dështuar mënyra e funksionimit të kiosqeve në kryeqytet, teksa ka shtuar se edhe pas vendosjes së kritereve për 11 kiosqet e reja në kryeqytet, do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktual.

Këto komente Ahmeti i ka bërë në një konferencë për media, që ka ardhur pas protestës nga pronarët e kiosqeve në Prishtinë, të cilët për 1 orë kanë protestuar duke kundërshtuar ankandin e komunës për kiosqe të reja në kryeqytet.

Sipas tij, 300 euro në ditë ka punë secila kioskë, e tjetër është që komuna i ka lejuar të punojnë pa kontrata. Thotë se edhe kompania që i merr kiosqet, e ka kusht të punësojë të gjithë shitësit aktual në to.

Ahmeti: Nuk ka logjikë të mos ketë kritere për kiosqet

“Me i bë bashkë këto 11 kiosqe që janë sot, unë iu garantoj që i kanë më shumë se 5 milionë euro qarkullim. Pyetja është: a kanë paguar tatime për to, a i kanë auditu. Pra, t’i po i thua dikujt: ‘ki me i mbajtë 12 kiosqe, ke me i pagu 300 mijë euro për me i ndërtu ato kiosqe, ki me pagu minimum 10 euro qiranë për kioske’, dhe po i thu tani: ‘s’ka kurfarë kriteri’ a, paj mos bëni hajgare”, tha ai.

Mes tjerash, Ahmeti e ka quajtur të dështuar funksionimin e deritanishwm të kiosqeve në kryeqytet.

Ahmeti: Ka dështuar mënyra e funksionimit të kiosqeve në Prishtinë

“Mënyra e funksionimit të kiosqeve në Prishtinë ka dështuar. Pra, ne kemi pasur dhënie individuale, dhe i kemi më shumë se gjysmën që janë mbyllur. Ju e dini, i kena gjujtë për hekur sepse thjesht një individ, në një vend ku nuk ka punë, për shembull nuk ka pasur qarkullim shumë, pas një muaji ka thënë: ‘s’po e mbaj më’. Ne kemi marrë vendim me i përcjell kryeqytetet evropiane, dhe nëse doni merreni Vjenën, Lubjanën, Zagrebin ose më tutje, e shihni se ka rrjete të kiosqeve, sepse ato mund ta garantojnë interesin publik, pra të mbahen hapur edhe në vendet ku ka punë, edhe në vendet ku nuk ka punë”, tha ai.

E siç tha Ahmeti, kjo është edhe arsyeja e ndarjes së kiosqeve në tre llote, ku një kompani apo një individ nuk mund të aplikojë në më shumë se një llote

Ahmeti: Krejt të punësuarit janë prej listave sociale

“Kur i thua dikujt: ‘apliko për 12 kiosqe’, natyrisht se ka kritere sepse nuk mund t’i thuash një rasti social hajde merri 12 kiosqe. Por, e kemi qit kusht, që krejt ata 11 që sot mbajnë, të punësohen, në qoftë se nuk duan të aplikojnë vet. Krejt të punësuarit janë prej listave sociale. Në anën tjetër, duam të garantojmë që kemi shërbim të mirë, efektivitet dhe mbahen mirë të gjitha pikat e shitjes hapur ”, tha ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...