Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ahmeti priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në vend Duxhak

Shkup, 22 korrik – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka zhvilluar një takim me koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj.Rosana Duxhak.

Në takimin e sotëm të z. Ahmeti me znj. Rosana Duxhak u këmbyen informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi mes organeve dhe trupave të OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti me këtë rast ka informuar znj. Duxhak edhe rreth agjendës së gjelbër të cilën tashmë e ka shpalosur Bashkimi Demokratik për Integrim, agjend kjo e cila është bërë një nga shtyllat e partisë së tij. Ai gjithashtu i ka thënë znj. Duxhak se pas realizimit të projekteve të mëdha si barazia etnike, anëtarësimi i vendit në NATO dhe marrja sa më parë e dritës jeshile për fillim të negociatave me BE-në, ka bërë që BDI të punojë dhe angazhohet fuqishëm për ambient të pastër jetësor, për
drejtësi mjedisore dhe për jetë cilësore.

Kryetari Ahmeti dhe znj. Duxhak gjithashtu kanë shkëmbyer mendime edhe rreth statusit të Ohrit në UNESKO. Me këtë rast Ahmeti i ka thënë znj. Duxhak se çështja e Ohrit është çështje e prioritetit kulmor për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që shteti tashmë janë miratuar zgjidhje efektive ligjore me qëllim mbrojtjen e tij dhe mekanizma për zbatimin e tyre.

Duxhak nga ana e saj përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes OKB-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duke theksuar se vendi, në momentet më të rëndësishme ka treguar marrëdhënie korrekte ndaj të gjitha çështjeve me rëndësi, të cilat janë në fokus të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht dhe të OKB-së.

Ahmeti dhe Duxhak diskutuan edhe për zgjedhjet e radhës lokale sinedhe për strategjinë kombëtare për zhvillim 2021-2041.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkëpunim me agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të gjitha fushat në të cilat mund të ndihmojë dhe të kyçen në përballimin e çështjeve të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Postime të ngjashme

Dezinfektohet dhe pastrohet tërësisht parkingu te Sh.F. Liria

Z H

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...