Agjencia Zhurnal.mk

Ahmeti shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Zhitisë, për humbjen e heroit të kombit Afrim Zhitia

Tetovë, 2 korrik, Zhurnal.mk – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Osman Zhitisë, babait të heroit të kombit Afrim Zhitia, i cili ndrroi jetë sot.

“Me pikëllim të thellë mësova që axha Osman na paska lënë.

Burrë zakoni, burrë që na mbante gjallë frymën e rezistencës, burrë që na qëndroi pranë dhe na inkurajoi në çdo hap, babë i Afrim Zhitisë, e shok i çdo veprimtari e luftëtari.

Axha Osman, burra si ti e bënë Kosovën, burra si ti i kanë hije Kosovës, burra si ti lënë gjurmë të pashlyeshme.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës bac! Ngushëllime të sinqerta familes, miqve e dashamirëve” shkruan Ali Ahmeti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!