Maqedoni

Ahmeti takon ambasadoren amerikane: SHBA mbetet aleati ynë më i fuqishëm

Zhurnal Ads

Tetovë, 21 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes, me të cilën ka biseduar mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut në integrimet euroatlantike, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen, si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së.

Ahmeti tha se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu ka përshëndetur marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës, si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste.

Ndërsa, ambasadorja amerikane theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.

Postime të ngjashme

Nesër pa energji elektrike fshati Varvara dhe rrugët “Ivan Cankar” dhe “Malishevska”

T E

Qeveria miraton Propozim-ligjin për Mbështetjen financiare për pagesën e pagave për tetor, nëntor dhe dhjetor

admin

CIVILI me dënim për përhapjen e urrejtjes etnike nga “Komitët” dhe kërkesë te institucionet për sanksionimin sjelljes së tillë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...