Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ahmeti takon edhe Buçkovskin: Marrëveshja mund të arrihet

Shkup, 12 dhjetor – Sot në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar ish Kryeministrin Vlado Buçkovski, i ngarkuar me punë nga qeveria e Maqedonisë së veriut për kontestin me Bulgarinë fqinje. Z. Ahmeti dhe z. Buçkovski diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë midis Shkupit dhe Sofjes, qëndrimet aktuale të palëve dhe mënyrat më të mira për ta tejkaluar mosmarrëveshjen e krijuar.

Z. Ahmeti dha mbështetje të plotë për dialogun intenziv dhe shprehu bindje që zgjidhja është e arritshme shpejt dhe pa asnjë pasojë të vetme ndaj gjuhës, identitetit dhe kulturës të cilt nuk janë pjesë e kontestit dhe e dialogut.

Fryma europiane e arritjes së marrëveshjes duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e saj të përpiktë pa vonesa edhe si pjesë e kornizës negociuese në pjesën e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe përcaktimeve kushtetuese për moscënim teritorial dhe tjetër ndaj fqinjëve tanë.

Postime të ngjashme

Isaki: Miqësia ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë vazhdimisht po mbindërtohet

R Zh

Mos figurimi i bullgarëve në regjistrim, shkas për bllokimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së!?

Z H

Rruga Krupishtë-Koçan pritet të jetë gati deri në dhjetor të këtij viti

R Zh

Gjykata Kushtetuese më 18 mars do të mbajë seancë për kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhë

R Zh

Zaev: Marrja e shtetësisë me tre dëshmitarë, e papranueshme

Z H

Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...