Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ahmeti thotë se është hajgare ndihma prej 2 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për 156 biznese

Zhurnal Ads

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ndarjes së dy milionë eurove nga ana e Qeverisë së Kosovë për t’i ndihmuar 156 biznese në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, jo çdo ndihmë e ndihmon çdokënd dhe se sipas tij kjo është shaka.

“Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike. E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë”, shkruan Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Ai shton se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël. Vendosni edhe me shku në zgjedhje veç me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit”, shton ai.

Sot është bërë nënshkrimi i kontratave për skemat e granteve në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Nga ky program do të përfitojnë 156 biznese me rreth 500 punëtorë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nagavci jep sinjale që Vjosa Osmani do të jetë në listë të VV-së

S.B.

Vdes ish-deputeti dhe gazetari i njohur kosovar

admin

Përmirësohet pozita e atyre që duhet të kujdesen për familjarët e sëmurë

T E

Alarmojnë ekspertët: Edhe një mbyllje kolapson ekonominë

T E

1 vit e gjysmë burgim për personin që kërcënoi ambasadorin Gashi

S.B.

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...