Ai “sharroi çatinë” dhe vendosi shenjat e Audi dhe BMW – pastaj u ndalua nga policia

Një pronar i një Citroen-i i ka bërë disa prerje veturës së tij, dhe më pas e zbukuroi atë me shenja të markave gjermane, ndaj së cilës gjë reagoi policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, patrulla e xhandarmërisë së departamentit Indre në perëndim të Francës u befasua pak kur një “konvertues i pazakontë” mbërriti për t’i takuar.

Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një veturë, baza e së cilës është Xantia i Citroen – por që nuk njihet për vetura kabriolet.

[SÉCURITÉ ROUTIÈRE] Insolite ! Commune de Meunet-sur-Vatan sur l'autoroute A20, les militaires du peloton motorisé de…

Posted by Gendarmerie de l'Indre on Tuesday, August 17, 2021

Dhe për të ngatërruar më tej gjërat, ai vendosi të vendoste një shenjë Audi në grilën e përparme dhe një BMW në kapakun e bagazhit.

Ajo që shqetësoi forcat e rendit, megjithatë, ishte fakti që pronari “sharroi” vetë çatinë e makinës dhe la vetëm xhamin e përparmë.

Sigurisht, gjithçka u bë pa ndonjë përforcim, e lëre më në mbrojtje nga ndonjë rrokullisje e mundshme.

Kështu ata bënë të vetmen gjë të mundshme dhe e ndaluan atë të voziste më tej. Dhe Xantia ndoshta përfundoi në plehra.

Related posts

Mercedes prezanton konceptin EQG – versionin elektrik të G Class

D V

Rolls-Royce Cullinan i blinduar i Klassen kushton 833 mijë euro

D V

Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More