Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Ajdini: Dialogu pushtet-opozitë vlerë e shtuar e procesit të integrimit

Shkup, 3 shkurt – Dialogu politik konstruktiv mes pushtetit dhe opozitës do të ishte një katalizator i procesit të përgatitjes së vendit për fazën e negociatave me Brukselin, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, analisti Gazmend Ajdini.

“Dialogu është një vlerë e shtuar e procesit të integrimit të vendit një dialog konstruktiv mes subjekteve politike ne vend. Kjo do ishte që katalizator i procesit të përgatitjes së vendit për fazën e negociatave me Brukselin. Por kjo nuk është një domosdoshmëri reale, për shkak se dhe një mungesë dialogu por me një konstruktivitet të opozitës në institucionet e sistemit do të ishte poashtu një dobi për këtë proces”, deklaroi Ajdini për Zhurnal.

Ndryshe, fillimi i bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, kanë ngelur pezull për shkak të “vetos” bullgare. Bullgaria dhe Maqedonia edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje për fqinjësi të mirë përsëri për disa çështje historike dhe kulturore, e sidomos për figurën e Goce Dellçevit nuk mund të gjejnë kompromis. Tanimë shpresat e Maqedonisë për fillimin e bisedimeve me BE-në, janë në pritje të epilogut të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, pas së cilave autoritetet e Shkupit presin që të gjendet një kompromis dhe procesi të zhbllokohet. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...