Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ajdini: Për 20 vjet nxënësit shqiptar detyrohen të mësojnë të pavërteta fashiste

Shkup, 10 shkurt –  Kreu i Formuit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Omer Ajdini të mërkurën ka mbajtur një takim me gazetarë para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të cilin ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me tekstet fyese ndaj shqiptarëve nëpër librat shkollorë, raporton Zhurnal.mk   

Më këtë rast, ai në shenjë revolte ka djeg edhe faqet e librit ku fyen shqiptarët. “Po bëhen 20 vite që nxënësit shqiptarë, si edhe ata maqedonas, detyrohen të mësojnë të pavërteta fashiste, në librat shkollor të shkollave fillore dhe të mesme. Në faqen 99 të këtij libri të Gjeografisë, thuhet që shqiptarët e kanë prejardhjen nga romët, turqit e çërkezët, ndërsa në një faqe tjetër thuhet që shqiptarët i kanë pushtuar tokat ku ata jetojnë sot dhe janë të ггezikshëm për shtetin. Librat shkollor, siç është rasti me këtë libër të Gjeografisë për shkollat e mesme, lëre që shajnë e ofendojnë shqiptarët, por edhe i konsiderojnë ato si ardhacak të cilët në forma tinzare e të dhunshme na e paskan pushtuar Maqedoninë e Veriut, një e pavërtetë totale dhe tregues i një mentaliteti faѕh¡st kundrejt shqiptarëve, ka deklaruar para gazetarëve Omer Ajdini kryetar i FRASH, i cili në këtë rast ka përfaqësuar edhe qëndrimet e Dorumit rinor të partisë Alternativa. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

Maqedonia e Veriut me pesë zjarre aktive serioze dhe disa të vogla

D V

Postat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan Protokoll për bashkëpunim afarist në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...