Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Durrës, 21 qershor – Gjykata në Durrës ka shqiptuar masën e ndalesës për shtetasin e Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrovski (40), shofer i kamionit në të cilin policia e Shqipërisë gjeti 324 kilogram kokainë.

“Pasi seanca u shty fillimisht për shkak të mungesës së një përkthyesi zyrtar, gjykatësi Rexhep Bekteshi mbështeti këtë pasdite arrestimin e tij në lidhje me vepren penale “trafikim të paligjshëm me lëndë narkotike” dhe i shqiptoi masë sigurie “paraburgim”, lajmëron Top Çanell.

Në dosjen e Prokurorisë, tregohet se ai është njeriu që transportoi drogën, por që bashkëpunoi me persona të tjerë që e njejta të arrij në Itali.

“Droga – kokainë në një sasi të përgjithshme prej 324 kilogramë dhe 400 gramë, e paketuar në 300 pako, u zbulua më datë 18 të këtij muaji në orën 22:30 në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut SK 3720 AT, ngjyrë të bardhë, i ngarkuar me pllaka metali të drejtuar nga Nazif Ajrovski nga fshati Debreshte, Prilep, Maqedonia e Veriut. Në territorin shqiptar përmes kalimit Qafëthanë”, njofton agjencia e lajmave Balkanveb.

Kokaina ishte e paketuar me logot e Çikago Bulls, Paris Sen-Zhermen, Kenzo dhe Dior.

Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë së Veriut vazhdon me qëllim të sqarimit të plotë të rastit, në të cilin dyshohet se ka arsye të përfshihen disa persona.

Postime të ngjashme

Gostivar, vëllau ia vjedh motrës arin në vlerë prej 50 mijë euro

D V

Aksidenti tragjik në Durrës i mori jetën Elonës, vajzës së talentuar që pikturonte shenjues librash

D V

Arrestohet shoferi i autobusit në Kroaci: Më zuri gjumi në timon

R Zh

Arrestohet një person në Kumanovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

D V

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...