Shkup, 27 nëntor – Zhurnal.mk – Sot në hapësirat e hotelit DoubleTree by Hilton në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim do të organizojë akademi solemne me rastin e ditës së flamurit kombëtar, 28 nëntorit, informon Zhurnal.
Akademia solemne është nën përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në akademinë janë të ftuar të gjithë qytetarët kushdo që dëshiron të mer pjesë. Akademia do të fillojë nga ora 14:00.
