Akademia Evolucion (AE) ka njoftuar se ka arritur të zgjidhë çështjen e njohjes së diplomave të studentëve të diplomuar në vitet akademike 2016/2017 dhe 2017/2018.
Pas diskutimeve me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), diplomat e 155 studentëve nga vitet akademike 2016/2017 dhe 2017/2018 tani janë zyrtarisht të njohura.
Siç edhe kanë thënë “që nga fillimi, kjo ka qenë më tepër një mosmarrëveshje e proceseve administrative.
AE e vlerëson durimin, mirëkuptimin dhe besimin e studentëve tanë gjatë gjithë këtij procesi. dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar arsim cilësor dhe mbështetje për studentët tanë dhe gjeneratat e ardhshme!
Ne falënderojmë MASHT për bashkëpunimin në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për suksesin akademik dhe mirëqenien e studentëve tanë”.