Agjencia Zhurnal.mk

Akar: Macron hedh benzinë në problemet e Mesdheut Lindor dhe zvarrit zgjidhjen

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se Presidenti francez Emmanuel Macron hodhi benzinë ​​mbi problemet që lidhen me Mesdheun Lindor, gjë që zgjatë edhe zgjidhjen.

Në vlerësimin e bërë punimeve të eksplorimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor për kanalin televiziv britanik “Channel 4”, ministri Akar tha se Turqia ashtu si më parë bën punime teknike dhe shkencore në platformën e saj kontinentale.

“Ne e bëjmë këtë në kuadër të drejtës tonë. Këtu nuk ka asnjë lloj provokimi”, bëri të ditur Akar.

Ndërkaq për deklaratat e Presidenti francez Macron kundër Turqisë, ministri Akar tha se Turqia është për paqe, dialog dhe bën përpjekje në këtë drejtim, ndërsa shtoi se së bashku me këtë Turqia do të vazhdojë t’i përdorë të drejtat e saj.

“Zt. Macron po bën role për të mbuluar problemet e tij. Vjen nga mijëra kilometra dhe përpiqet të marrë një rol në Mesdheun Lindor. Kjo nuk është e drejtë. Ne mbrojmë të drejtat dhe interesat tona dhe gjithmonë kemi deklaruar dhe vazhdojmë të deklarojmë se jemi të gatshëm të takojmë dhe të vazhdojmë dialogun me fqinjin tonë Greqinë. Nga ana tjetër, është gjithashtu një gjuhë kërcënuese të flasësh shpesh për sanksione në mënyra të ndryshme. Nuk bën gjë tjetër veçse rrit tensionin. Këto ngjarje kontribuojnë në moszgjidhje e jo në zgjidhje të problemeve. Bashkimi Evropian nuk është i autorizuar të vendosë ose të ndryshojë rregulla ose të vendosë kufij. Këtu duhet t’i bindemi të gjitha rregullave të ligjit universal, jo të drejtës, ligjit sipas vetvetes. Zt. Macron hedhë benzinë ​​mbi problemet që lidhen me Mesdheun Lindor, gjë që zgjatë edhe zgjidhjen e tyre”, deklaroi ministri Akar.

Duke theksuar edhe njëherë se Turqia nuk do të lejojë shkeljen e të drejtave të saj dhe faktet e kryera Akar tha se kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të perceptohet si kërcënim.

Ndërkaq në lidhje me takimin e 4-t mes delegacioneve ushtarake turke dhe greke në shtabin e NATO-s, Akar tha se: “Fqinjët tanë grekë ngurrojnë dhe ngadalësojnë këto çështje duke vendosur disa parakushte. Ne i mbështesim këto takime në maksimum”.

Ai rikujtoi se dy takime për rritjen e besimit mes Turqisë dhe Greqisë u mbajtën në Athinë dhe një në Ankara, ndërsa shtoi se presin që delegacioni grek të vijë në Ankara për takimin e 4-t.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...