Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Teknologji

AKE shpall tender për studim shkencor për ndikimin e rrjeteve 4G dhe 5G mbi shëndetin e njerëzve dhe mjedisit

Zhurnal Ads

Shkup, 27 nentor – Agjencia për Komunikim Elektronike (AKE) shpall tender ndërkombëtar për zgjedhjen e kompanisë e cila do të bëjë studim shkencor “Ndikimi i rrezatimit nga pajisjet dhe teknologjitë telekomunikuese mbi shëndetin e njerëzve dhe mjedisit – mjedisi i jetesës i cili na rrethon (4G, 5G)”.

Tenderi është publikuar në Byronë për Furnizime Publike, ndërsa kompanitë e interesuara të cilat do t’i përmbushin kriteret e kërkuara lidhur me përvojën dhe ekspertizën, ofertat e tyre do të mund t’i dorëzojnë deri më 22 dhjetor. Kompania e zgjedhur me të cilën do të lidhet marrëveshje do të ketë detyrim në afat prej gjashtë muajve ta përpunojë studimin e kërkuar që do të jetë edhe bazë për hapa të mëtejshëm të cilat do t’i ndërmarrë AKE që lidhen me zhvillimin e rrjeteve telekomunikuese pa tel në vend.

“Me siguri asnjë revolucion teknologjik nuk ka kaluar pa shkaktuar frikë te një kategori e njerëzve. edhe pse, realisht, 5G për qytetarin e zakonshëm do të thotë vetëm sendërtim të rrjetit 4G i cili tani është në funksion, megjithatë në AKE vazhdimisht mbërrijnë ankesa të cilat janë të motivuara nga frika nga gjenerata e re e rrjeteve 5G dhe kërkesa që të hiqen antenat për të cilat qytetarët konsideronin se janë nga gjenerata e re”, deklaroi Sasho Dimitrijvski, drejtor i AKE-s.

Edhe operatorët celularë, shtoi, kanë probleme në vendosjen e antenave për rrjetin 4G të cilat instalohen për mbulim më të mirë dhe shërbime më të mira.

Studimi shkencor, siç është theksuar në dokumentacion tenderial, duhet të japë.fotografi të qartë për gjendjen momentale me ndikimin e rrezatimit nga mjetet telekomunikuese të bazuara në fakte, të përpunojë metodologji për matjen, locimin dhe zbatimin e matjeve, të përmbajë analizë dhe raporte mbi bazë të informacioneve të marra dhe matjet e kryera.

Gjithashtu, pritet kjo të japë edhe rekomandim për përdorim dhe ndërtim të rrjetit celular 5G ekzistues dhe të ardhshëm, ku të ndërtohet, distanca midis tyre, si dhe vlerësim të rrezikut për shëndetin si rezultat i ekspozimit të EMF në mikro mjedise të ndryshme.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeveria të vendosë që maskat mbrojtëse dhe ilaçet për kurim, të jepen falas për shtresën më të ulët

E.E.

Danillovski: Kuvendi sa më shpejt t’i miratojë masat kufizuese

admin

Prej nesër fillon pagesa e ndihmës sociale

E.E.

Zaev – Bërnz: Investime të drejtpërdrejta nga SHBA-ja dhe siguria kibernetike për partneritet strategjik

Z H

Nikollovski: Duhet të vazhdojmë me reforma të fuqishme në pjesën e luftës kundër korrupsionit

admin

MPB: Pesë persona të dyshuar për 12 vjedhje të rënda në Tetovë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...