AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

nga D. V.

Shkup, 11 nëntor – Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal.

Tre listat shqiptare – AKI (5 këshilltarë), VLEN (3) dhe Lista e Pavarur (2) – përbëjnë shumicën shqiptare me 10 këshilltarë, që pasqyron realitetin demografik të qytetit, ku shqiptarët përbëjnë mbi 55% të popullsisë.

AKI u bën apel kolegëve nga VLEN dhe Lista e Pavarur të bashkohen për formimin e shumicës shqiptare në Këshill, në mënyrë që kryetari i Këshillit Komunal të jetë shqiptar, si shprehje e vullnetit politik dhe kombëtar të shumicës së qytetarëve të Kërçovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More