Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Akiku: Po punojmë që Arena Sport dhe Sport Club të emitohen edhe në shqip dhe maqedonisht

Shkup, 10 qershor – Zhurnal.mk – Pas kërkesës së Qeverisë deri te Agjencia për Komunikime Elektronike që kanalet sportive si Arena Sport dhe Sport Club të emitohen edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase, drejtori i kësaj agjencie, Jeton Akiku për TV21 u shpreh se janë duke punuar në atë drejtim edhe pse kompetencat për përmbajtjen e emitimive, thotë Akiku janë te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio Vizuele e jo në Agjencinë për Komunikime Elektronike.

“Është duke u punuar në atë drejtim. Parimisht ingerencat për përmbajtjen e emitimive janë te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio Vizuele e jo në Agjencinë për Komunikime Elektronike. Nuk e di pse Qeveria na angazhoi neve si institucion për këtë problematik. Qëndrim zyrtar do kemi nga java e ardhshme pasi të konsultohen juristët e AKE dhe ASHMAA”, u shpreh Akiku.

Qeveria ka propozuar kanalet sportive si Sport Klub dhe Arena Sport të cilat janë të regjistruara në vendin tonë të emitojnë edhe në gjuhën maqedonase dhe shqip. Agjencia në afat prej 3 muajsh duhet të jap përgjigje mbi këtë çështje

Postime të ngjashme

MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marë 31% e banorëve mbi 18 vjeç

Z H

Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia

Z H

Të falimentuarit në afat prej 30 ditëve të paraqiten në Agjencinë për Punësim

Z H

Komuna Çair dhe zjarrfikësit “Bajram Miftari” në ndihmë në Nagoriçan të Vjetër

Z H

Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Z H

Zjarret në Maqedoni/ Shekerinska njofton për ndihmë nga Sllovenia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...