Akil Gjakova dhe Dardan Cena të pafat, eliminohen nga Kampionati Evropian

nga D. V.

Xhudistët tanë, Akil Gjakova dhe Dardan Cena ishin pafat duke u eliminuar në faza të ndryshme në garat deri në 73 kilogramë, në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Akil Gjakova i nisi garat mirë duke fituar në fazën e 1/16-tës francezin Maxime Gobert, ndërsa u kualifikua në çerekfinale pasi në 1/8-tën mposhti me një “ippon” xhudistin nga Moldavia, Victor Serpu.

Megjithatë, në çerekfinale ishte i pafat pas një luftë të madhe me gjeorgjianin Lasha Shavdatiashvili, ku u mposht, për t’i vazhduar garat me anë të repesazhit.

Në ndeshjen e parë të repezazhit, Gjakova u ndal nga hungarezi Daniel Szegedi, i cili e mposhti me ‘ippon’ duke ia mohuar medaljen e bronztë.

I pafat gjatë ditës së sotme ishte edhe xhudisti tjetër Dardan Cena, i cili u eliminua në luftën e tretë nga rusi Danile Lavrentev.

Vlen të theksohet se dje (e mërkurë) Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë të Kampionatit Evropian në kategorinë deri në 52 kilogramë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More