Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Akoma e pasigurt nëse do të mbahet ose anulohet regjistrimi

Shkup, 1 prill – Akoma është e pasigurt nëse do të fillojë sot Regjistrimi i paralajmëruar i popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021 ose në moment të fundit Kuvendi do ta marrë vendimin për anulimin e tij për në shtator siç ishin dakorduar kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-së Hristijan Mickoski.

Nga Enti Shtetëror për Statistikë i cili është kompetent për ta zbatuar regjistrimin thonë se nuk kanë koment nëse duhet të mbahet ose të anulohet regjistrimi derisa nuk përfundon procedura në Kuvend.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se regjistrimi, sipas ligjit aktual, duhet të fillojë sot dhe nëse regjistruesit dalin në terren dhe mbledhin të dhëna, ato do të merren parasysh.

Nëse sot ligji është në rend dite, sipas tij, mund të sillet në afatin më të shpejtë, pasi është propozuar me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian që do të thotë se më shumë se dy ose tre ditë nuk mund të zgjasë procedura për miratimin e tij.

Nuk ka kushte sot të mbahet mbledhje e Kuvendit për shtyrjen e regjistrimit ishte epilogu i koordinimit të pasdites te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ku morën pjesë nënkryetarët Goran Misovski dhe Fadil Zendeli, si dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, të BDI-së Arbër Ademi, të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi, Kastriot dhe Dimitar Apasiev nga e Majta.

Kundër mbajtjes së mbledhjes, siç thonë, ishte koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sepse ka konsideruar se shtyrja e regjistrimit për në shtator nuk është për shkak të situatës aktuale shëndetësore, por bëhet fjalë për vendim politik.

“Ju njoftoj se edhe krahas insistimeve të mira tërëditore për harmonizimin e qëndrimeve të të gjithë faktorëve politikë në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe mbajtjes së dy seancave në të cilat do të votoheshin Projektligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021 dhe Projektligji për miratgimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjeve të krizës, afati i së cilit theksoj se skadon sonte në orën 00:00, nuk u arrit marrëveshje. Të gjithë përfaqësuesit e grupeve të deputetëve dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehën gatishmëri për mbajtjen e seancave, përveç Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Për rrjedhën e mëtejme do të informoheni gjatë ditës së nesërme, tha Xhaferi pas përfundimit të koordinimit.

Ai paraprakisht tha se tha se nuk e di kur do të sillen ndryshimet e Ligjit për regjistrimin, sepse, duhet të respektohen të gjitha procedurat. Informon se nga aspekti formal propozimet i ka kthyer deri te propozuesit, prej ku pret në afatin e mundshëm më të shpejtë t’i kthejnë sërish në Kuvend. Propozuesit pas dy orësh i kthyen në Kuvend, por nuk pati rezultat prej koordinimit të caktuar.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se mund të garantojë para qytetarëve se do të bëjë gjithçka që proceset në shtet të bëhen të suksesshme dhe procesi i regjistrimit të japë të dhëna cilësore dhe të plota nga të cilat pastaj shteti do të mund në mënyrë cilësore t’i dimensionojë politikat ekonomike, financiare dhe të gjitha llojet e tjera. 

Prandaj, siç tha, e rëndësishme është me dialog të arrijmë konsensus për çdo çështje të mundshme, ndërsa veçanërisht për çështje të tilla të rëndësishme të cilat janë për të gjithë shtetin dhe popullin tonë. Porositi të gjithë së bashku të ndalemi që të kemi regjistrim të suksesshëm. Shtoi se një pjesë e madhe e popullatës do të imunizohet, por askush nuk mund të garantojë se në shtator nuk do të ketë valë më të madhe të koronavirusit.

“Çdo lëshim, çdo madhësi, çdo gjerësi që do ta garantojë suksesin e procesit është i mirëseardhur dhe i rëndësishëm në funksionin e suksesit të procesit. Një qytetar të mos nënshkruhet është problem sepse nuk është mirë. Të gjithë duhet të regjistrohen. Për LSDM-në të bëjë thirrje për regjistrim, të marrë pjesë në regjistrim dhe të japë kontribut në regjistrim vlen t’i dëgjojmë edhe argumentet e tyre”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në Kuvend, pas takimit me koordinatorët e grupit të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi dhe koordinatorin e grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski.

Për VMRO-DPMNE-në anulimi i regjistrimit për në shtator është vendim i arsyeshëm në periudhë pandemie. Deputeti i tyre Timço Mucunski dje nga Resnja porositi se pret të respektohet marrëveshja e takimit të liderëve midis Mickoskit dhe Zaevit dhe regjistrimi të mbahet në shtator. 

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...