Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Akoma s’ka plan konkret për vetingun në gjyqësor

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor – Ministria e Drejtësisë nuk ka prezantuar akoma planin për pastrimin e gjyqësorit. Alsat pyeti por nuk mori përgjigje nëse brenda 100 ditëve të para ky plan do ta shohë dritën. Deri në përfundimin e këtij afati kanë mbetur edhe më pak se dy javë. Se si do të realizohet pastrimi ose vetingu i gjyqësorit, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kishte premtuar se do të mësojmë që në muajt e parë të mandatit.

Më me prioritet është që të zbatojmë reformat të thella dhe thelbësore në gjyqësor, gjegjësisht të fillojmë proces për pastrim ekeftiv dhe objektiv të gjyqësorit. Modelin për pastrim e kam paralajmëruar në 100 ditët e para të mandatit”-deklaronte Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë (14.09.2020).

Nga Qeveria tani thonë se procesi i pastrimit të gjyqësorit ka nisur që vitin e kaluar nga vetë organet që e kanë këtë kompetencë.

Shteti nuk mund ta bëjë pastrimin. Këtë proces duhet ta bëjnë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik. Shteti mund të japë vetëm kornizën ligjore dhe mënyrën se si kjo të bëhet. Sipas informacioneve që kemi, nga 2019 deri në 2020-tën, vetëm Këshilli gjyqësor ka shkarkuar 8 gjykatës kurse këtë vit, kanë filluar procedurat për 83 të tjerë. Arsyet janë vjetërsim i lëndëve, veprime të papërshtatshme dhe të tjera”-tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Hapi i parë i vetingut në gjyqësor, shkruan në programin e Qeverisë, është bërë me dhënien e kompetencës Komisionit për parandalimin e korrupsionit që të kontrollojë gjendjen pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve. Për tre muajt e parë të mandatit, në resorin e Drejtësisë ishte premtuar edhe rishikim i Kodit penal, për t’u siguruar monitorim elektronik i personave që lirohen me kusht, që janë burgu shtëpiak dhe paraburgimit shtëpiak, që të mos arratisen nga shteti.

Ndër premtimet e tjera në Drejtësi por pa afat zbatimi ishte edhe EU-monitorim i lëndëve gjyqësore të korrupsionit të lartë, publikim i audio materialeve nga seancat gjyqësore dhe më shumë transparencë nga Prokuroria Publike. Sistemi AKMIS u tha se do të centralizohej dhe gjykatat do të përmirësonin komunikimin elektronik mes tyre për përshpejtim dhe lehtësim të procedurave. 5% e lëndëve të vjetërsuara gjyqësore, me zgjedhje të rastësishme duhet të rishikohen për të parë arsyen e vjetërsimit dhe përgjegjësinë. Edhe për këto premtime pa afat zbatimi, deri tani nuk janë hedhur kapa konkret./Alsat-M

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H

Komunat do të marrin mbështetje në arsim me rangimin e shkollave sipas nevojave

E.E.

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla

Z H

Seancë e re gjyqësore për rastin “Target – Fortesa”

E.E.

KE vlerëson se Maqedonia e Veriut ka qasje pozitive për fqinjësinë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal

E.E.

Ministri Spasovski pozitiv në Covid 19, vendoset në izolim

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...