Pala kineze kundërshton përmbajtjen e Aktit të autorizimit të mbrojtjes kombëtare për vitin fiskal 2024″ të ShBA-së, tha të mërkurën zëdhënësi i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Xu Dong.
Përmbajtja lidhur me Kinën manipulon me çështjen e Tajvanit, mbron konkurrencën strategjike me Kinën, trumbeton “kërcënimin nga Kina”, nxit “çrrezikimin” prej Kinës në fushat kryesore dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, gjë që është një shkelje serioze e konsensusit të arritur në takimin e San-Franciskos midis dy krerëve të shtetit, tha Xu.
Sipas tij, pala kineze ka ndjekur gjithmonë rrugën e zhvillimit paqësor dhe është e angazhuar për zhvillimin e vendit dhe të kombit me forcat e veta, shkruan CMG. Përmbajtja e lidhur me Kinën në projektligjin e ShBA-së shpërfill faktet, promovon ndërtimin e “oborreve të vogla me gardhe të larta” dhe ndarjen e copëzimin e zinxhirëve industrialë dhe furnizues, politizon çështjet ekonomike e tregtare, shkencore e teknologjike, kulturore e çështjet të tjera dhe kërkon të bllokojë shkëmbimet e rregullta dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe ShBA-së. Veprime të tilla nuk janë në përputhje me interesat e asnjë parti, vuri në dukje Xu.