Koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe AKR-së pritet të zyrtarizohet në fund të javës.
Syri.net Kosova përmes burimeve të saj brenda AKR-së, merr vesh se ky vendimi i kryesisë së AKR-së, nuk po mirëpritet nga dega në Skenderaj.
Kryetari i degës së AKR-së në Skenderaj, Musa Dervishi në një deklarim për Syri Kosova e konfirmoi lajmin.
“Po është e vërtetë që nuk jemi të pajtimit për këtë koalicion parazgjedhor andaj edhe kam marr vendim së bashku me degën në Skenderaj të largohemi nga AKR-ja, arsyeja tjetër është se jemi të pakënaqur për mënyrën se si po udhëhiqet kjo parti pazaresh” – u shpreh Dervishaj.
I pyetur se a do t’i bashkohet ndonjë partie me thekës të veçantë PDK-së, dhe a do të garojë në zgjedhje, Dervishaj tha se nuk ka vendosur mirëpo që do ta përkrah një nga partitë e UCK-së, ajo dihet.
“Nuk kam vendosur me kënd, as me PDK-në as me AAK-në, mirëpo që do ta mbështesim një parti të dalë nga udhëheqësit e UCK-së, do ta bëjë.” – përfundoi Dervishaj për Syri.net.
Se koalicioni mes AKR-së e LDK-së është gati drejt finalizimit, e ka raportuar kohë me parë edhe Syri po si për takimet mes Pacollit e Mustafës.