Agjencia Zhurnal.mk

Akrobacione nëpër një kabllo ndërmjet dy ndërtesave 25-katëshe, motër e vëlla kanë lënë gojëhapur mijëra spektatorë në New York (Video)

Dy akrobatë kanë lënë gojëhapur qindra spektatorë teksa kanë performuar ndërmjet dy ndërtesave në New York.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për akrobatët Nik e Lijana Wallenda të cilët kanë ecur nëpër një kabllo çeliku, në një lartësi prej 25 katësh.

Fillimisht, siç bëhet e ditur, gjatë “rrugëtimit” ata u bashkuan në një pikë në mes, ku ishte edhe momenti kulminant.

Në atë moment, Nik thuhet se kërceu mbi Lijanën dhe ata vazhduan deri në skajet, duke e përfunduar performancën me sukses.

Për Lijanën, e diela ishte një moment rikthimi. Dy vjet më parë, ajo pothuajse vdiq kur ajo ra 30 metra gjatë stërvitjeve, ndërsa përpiqej të vendoste një rekord të ri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...