Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aksi i autostradës Katllanovë-Petrovec zgjerohet edhe me një korsi

Shkup, 22 prill – Zhurnal –  Pjesa e autostradës Katllanovë-Petrovec po zgjerohet me një korsi tjetër. Investimi në aktivitetet për rehabilitimin dhe zgjerimin e aksit në gjatësi prej 10 kilometrave është 7.2 milionë euro.

“Ky aks i Korridorit 10, pjesë e korridoreve evropiane, është një rrugë transiti shumë e rëndësishme për ne dhe kjo është mënyra për të vendosur një autostradë cilësore, moderne dhe të sigurt nëse duam të mbajmë pozicionin strategjik të vendit në pjesën e transitit të këtij Korridori”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, gjatë inspektimit të sotëm të aktiviteteve në terren.

“Ne presim që punimet e ndërtimit të intensifikohen në këtë periudhë sepse kushtet e motit ngadalë po na lejojnë ta bëjmë atë. Në përgjithësi kemi një sezon të fortë ndërtimesh, punohet maksimalisht kudo në vend. Vetëm në këtë moment, aktivitetet e ndërtimit po zhvillohen në 17 rrugë me rreth 300 kilometra dhe vlerë prej 825 milionë eurove. Vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në periudhën e ardhshme”, tha Boçvarski.

Drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi theksoi se seksioni Katllanovë-Petrovec është një nga më të ngarkuarit në këtë shteg, ndërsa qëllimi i aktiviteteve rehabilituese është ngritja në nivelin më të lartë të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.

“Zgjerimi do të jetë në rripin e brendshëm të gjelbër të autostradës në mënyrë që të shmanget shpronësimi i mëtejshëm”, tha Rustemi.

Ai njoftoi se në të gjithë shtrirjen që po rehabilitohet, do të zëvendësohet plotësisht rrethoja elastike ekzistues dhe do të instalohet e re, do të bëhet rehabilitimi i kanaleve të kullimit dhe do të zëvendësohen edhe 40 për qind e rrethojës ekzistuese mbrojtëse me tela në autostradë.

Paratë për projektin janë siguruar nga BERZH-i. Kontraktorë është Beton, ndërsa mbikëqyrësi kryesor është Instituti i ndërtimit Maqedoni së bashku me Eurokonsalting dhe IRD

Postime të ngjashme

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

Vazhdim i seancës së 27 të Komisionit për sistem politik

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...